Hopp til hovedinnhold

Klikk her for info om bokleveranser, faktura og nettbutikk (sist oppdatert 13.1)

Omslagsbilde

Jeta në fshatin shqiptar : Isniq - Kosovë 1976

Eek, Ann Christine

Innbundet

I salg

Leveringstid: 9-12 dager

Handlinger

Beskrivelse

Omtale

Në gusht dhe shtator të vitit 1976, fotografja suedeze Ann Christine Eek (1948-) udhëtoi me antropologen norvegjez Berit Backer (1947- 1993) në fshatin shqiptar Isniq në Kosovë. Pas disa javësh qëndrimi në këtë shoqëri patriarkale, duke dokumentuar një kulturë tradicionale në zhdukje, Backer dhe Eek u kthyen në shtëpi me mijëra fotografi, shënime të shumta dhe intervista. Sidoqoftë, realitetet e përditshme dhe një vrasje shkatërruese vonuan për shumë vite librin që kishin planifikuar. Duke gjurmuar për shprehje vizuale të besueshme dhe të forta, Eek portretizon në fotografitë e saj shqiptarët shumë mikpritës të fshatit: gratë dhe burrat e tij, me respekt dhe dinjitet. Krahina e Kosovës, në vitet 1970 pjesë e republikës Serbe e Jugosllavisë Socialiste, ishte ende e panjohur për botën, kurse fati i popullsisë së saj shqiptare akoma më pak. Libri mbyllet me një studim historik për shqiptarët e Kosovës, të shtypur me shekuj. Fotografitë e jetës së fshatit, të dëmtuara thellë nga lufta 1998-1999, janë bërë pjesë e historisë dhe trashëgimisë kulturore të Kosovës, pas shpalljes së pavarësinë e saj në vitin 2008.

Detaljer